Foto/ Gigi dhe Bella Hadid të përzgjedhurat e Rihannës për projektin e saj
Si modelet më të bukura të momentit, asnjë pistë nuk është e plotë pa Gigi dhe Bella Hadid. Pra, natyrisht, Rihanna zgjodhi dyshen për të udhëhequr prezantimin e linjës së saj të kozmetikës dhe me atë të brendshmeve për femra në New York.
Ndërsa 23-vjeçarja Gigi hapi sfilatën me të brendshmet në ngjyrë kaki dhe një kapele, motra e saj më e vogël, Bella shkëlqeu me një set të brendshmesh në ngjyrë të kaltër.
Ndërsa Rihanna ishte e përmbajtur në veshje, me një fustan në ngjyrë kafe poshtë gjurit ndërkohë që pozoi me motrat Hadid për një fotografi.
/tvklan.al