Foto/ Gjesti i pahijshëm i Presidentit të Francës me Zonjën e tij
Një gazetar ka qenë dëshmitar i një momenti të sikletshëm mes Presidentit të Francës Emannuel Macron dhe Zonjës së Parë Brigitte Macron.
Sipas gazetarit Brian Bennet, incidenti ndodhi gjatë vizitës në Francë të Presidentit amerikan Donald Trump dhe bashkëshortes së tij Melania. Presidenti Macron preku bashkëshorten e tij Brigitte në fundshpinë duke e goditur lehtë. Gazetari që pa gjithë skenën thotë se Brigitte mbeti e habitur. Ajo u kthye nga bashkëshorti i saj, e pa e habitur, më pas buzëqeshi dhe vazhduan ecjen. Në foton më poshtë tregohet momenti pak sekonda përpara se Macron të bënte gjestin e pahijshëm./tvklan.al