Foto/ Goli i Kombëtares, si festoi Presidenti
Kur vjen puna tek futbolli të gjithë harrojnë gjithçka, e për më tepër kur luan Kombëtarja në Euro 2016. Kështu dhe Presidenti Bujar Nishani ka hequr kostumin e politikës dhe ka veshur fanellën kuqezi.
Në ambientet e Presidencës është krijuar një “Fun Zone”. Mysafirët e Kreut të Shtetit kanë qenë ambasadori rumun në Tiranë, drejtues mediash, gazetarë e sigurisht tifozë kuqezi. Siç duket dhe në këto foto gëzimi i Presidentit është i pamatur kur Sadiku në minutën e 43’ të pjesës së parë ka shënuar golin e parë kuqezi, kundër Rumanisë./tvklan.al