Foto/ Hakmarrja e një gruaje të tradhëtuar
Dyshonte se ai e tradhëtonte, për këtë arsye e ndoqi fshehurazi bashkëshortin e saj për tek apartamenti i një miku të tij.
Kur mbërriti atje, ajo e gjeti të shoqin me një brune 20 – vjeçare në shtrat. Kjo bëri që gruaja të humbte kontorollin. Ajo iu hodh asaj përsipër, duke e dhunuar fizikisht e më pas i preu flokët me brisk dhe e zhveshi totalisht nudo. Por ajo nuk e la me kaq dhe e kapi të renë nga flokët duke e nxjerrë nëpër rrugët e qytetit. Gjithë skena u filmua nga dy djemtë e gruas, 16 dhe 18 – vjeç. Ngjarja e pazakontë ndodhi në Sao Paulo të Brazilit. Më vonë, gruaja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, postoi edhe një mesazh në rrjetet sociale ku shkruante se kjo është mënyra sesi duhen trajtuar ato që shkojnë me burra të martuar. Megjithatë ajo u vu në në pranga nga efektivët e policisë dhe tashmë rrezikon deri në 10 vite burg për veprimet e saj./tvklan.al