Foto/ Heroi shqiptar në SHBA, parandaloi sulmin terrorist
Instruktori shqiptar i fluturimeve, Arian Prevalla, ka arritur që të ndalojë një sulm terrorist, që u tentua të realizohej mbi Connecticut.
Një terrorist tentoi të drejtojë avionin e vogël për në qytet, por Prevalla kishte arritur t’i ndërronte drejtim duke e rrëzuar në East Harford. Shqiptari shpëtoi qytetin nga sulmi terrorist. Prevalla mbeti i lënduar keq me djegie të mëdha, ndërsa nxënësi i tij Feras Freitekh vdiq. Gjithçka ndodhi kur një student jordanez tentoi të marrë kontrollin e avionit dhe të kryente sulmin terrorist. Arian Prevalla tani po konsiderohet si hero pasi parandaloi një sulm, që sipas ekspertëve do të shkaktonte një numër të madh viktimash./tvklan.al