Foto/ I mori gruan, shqiptari vret italianin me thikë 20 cm
Xhelozia për rumunen e çoi drejt vrasjes. Bëhet fjalë për shqiptarin Bujar Mersini, 56 vjeç i cili është arrestuar në Bresso, fshat në periferi të Milanos, në Itali. Sipas mediave italiane ai goditi me thikë në zemër 46-vjeçarin, Gennaro Mercadante.
Në foto Bujar Mersini
Gjithçka ndodhi në një sallë lojërash fati. Nga hetimet ka rezultuar se shqiptari deri para një viti kishte një lidhje me një rumune 31-vjeçare, me të cilën ai kishte edhe dy djem të moshës 5 dhe 13 vjeç. Gruaja më pas e kishte lënë për Gennaro Mercadante.Në foto: Gennaro Mercadante