Foto/ Ironia e ambasadorit Donald Lu për “peshqit e mëdhenj”
Ambasadori amerikan Donald Lu pret ende arrestimin e “peshqve të mëdhenj”. Pas deklaratave publike që priten arrestime në Shkurt e Mars, radha i erdhi muajit Prill.
Por ende në horizont nuk duket asnjë “peshk i madh”. E pikërisht sot, më 1 Prill, në ditën e gënjeshtrave, ambasadori Lu ironizon me një foto të animuar në faqen e ambasadës në Facebook.
Donald Lu:
Ku janë peshqit e mëdhenj?
“Gëzuar 1 Prillin”,
është përgjigjia që merr.
Mesa duket ambasadori do të vazhdojë të presë duke shpresuar për arrestimin e “peshqve të mëdhenj”.
/tvklan.al