Foto/ Ishte-është… Incidenti në avioni që solli ndryshimin
Ai peshonte 177 kilogramë, por tani ka ndryshuar komplet... Ross Gardner, 39 vjeç nga Florida, mori vendimin që i ndryshoi jetën falë një incidenti që i ndodhi në një avion.
Vendimi për të ndryshuar gjithçka e mori kur po shkonte me pushime në Bahamas. Kompania ajrore e detyroi të paguante dy bileta pasi zinte dy sedilje në avion. I tërbuar nga kjo gjë, ai mori vendimin për të ndryshuar komplet jetën e tij. Pasi bëri një operacion për heqjen e dhjamit ai nisi palestrën dhe një dietë të fortë. Tanimë ai peshon vetëm 87 kilogramë./tvklan.al