Foto/ Jeta luksoze me paratë e kokainës


Foto/ Jeta luksoze me paratë e kokainës

14:22 17/11/2017

Një familje në Angli po përballet me një proces gjyqësor për shkak të jetës së tyre luksoze. “Mirror” shkruan se prokurorët kanë ngritur akuzë për familjen Campbell se po bën jetë luksoze me para të pista të përfituara nga shitja e kokainës.

Çifti Thomas dhe Coleen Campbell të dy 33 vjeç, akuzohen për pastrim parash nga viti 2009 deri në vitin 2016.

Për shkak të parave të përfituara nga trafiku i kokainës, çifti nga Manchesteri ka bërë pushime luksi në Kankun dhe ka shpenzuar 200 mijë Paund. Një pjesë e parave janë përdorur për të ndërtuar shtëpinë dhe për të blerë makina të shtrenjta, si BMW, Audi dhe Mercedes.

Prokurorët pretendojnë se këto para nuk janë përfituar në mënyrë ligjore, teksa Thomas në atë periudhë punonte si trajner personal, ndërsa gruaja në një kompani taksash. Ata thonë se çifti do të kishte fituar disa mijëra paund në vit nga ato punë dhe jo miliona.

Hetuesit deklaruan në gjykatë se vëllai dhe kushëriri i Thomas Campbell kanë qenë më parë të dy të dënuar për shpërndarje kokaine.

Prokuroria paraqiti në gjykatë prova se çifti Campbell gjatë pushimeve në Kankun të Meksikës në vitin 2013 qëndroi në një hotel me 5 yje që përfshinte çdo shërbim. Ata paguan me para në dorë 10 mijë Paund rezervimin e hotelit, si dhe kanë bërë pushime të tjera në Sharm el-Sheikh dhe në Bullgari. Sipas tyre, e gjithë kjo jetë luksoze nuk justifikon të ardhurat nga puna e tyre.

/tvklan.al






Të ngjashme