Foto/ “Jetoj jetën Versace”. Shqiptari që ka në plan të ndryshojë mbiemrin në Versace
Një shitës makinash nga Shqipëria është kaq i fiksuar pas Versace, sa ka mbuluar gjithçka që zotëron me logon e markës së njohur të rrobave.
Shenki Maslani, 30 vjeç, banues në Maqedoni, tha se ka shpenzuar shtatë vitet e fundit duke vënë në shtëpi, makina dhe rroba, me kokën e famshme të meduzës, e cila është simboli i Versaces. “Kam qenë i fiksuar pas Versace që në vitin 2009. Fillova të blija rroba nga Versace dhe e bëra çdo send në shtëpinë time me Versace, duke filluar nga banja e deri tek çarçafët. I vura shenjën e saj, makinës sime, pishinës, shtëpisë, madje dhe pllakave të kuzhinës. Tek bizhuteritë e mia, tapetët dhe perdet, gjithçka. Madje dhe pjatat nga të cilat haj kanë shenjën e Versaces sipër. Jeta ime është Versace
”, tha ai për mediat. [caption id="attachment_226153" align="alignnone" width="960"] Shenki Maslani, Albanian car salesman obsessed with Versace[/caption] 30-vjeçari tha gjithashtu se kishte shpenzuar shumë për të përmbushur fiksimin e tij. “Kam një biznes fitimprurës nga makinat, kështu që shpenzova 1 milionë euro për të dizenjuar gjithçka në shtëpinë time me Versace. Shumicën e gjërave i kam blerë në Itali. Unë jetoj në ëndrrën time të Versace dhe nuk pendohem që kam paguar 188 euro për tutat e mia Versace ose për çorapet të cilat kushtuan 45 euro
”, tha ai. Ai ka në plan të ndryshojë mbiemrin e tij në Versace dhe të hapë një kafene në Shkup po me atë emër. “Mendoj se kafeneja do jetë shumë tërheqëse për klientelën dhe kam në plan të ftoj legjendaren Donatella Versace, për të bërë inagurimin”, u shpreh ai./tvklan.al