Foto/ Kapet ukrainasi me drogë në doganën e Hanit të Hotit
Një qytetar nga Ukraina që banon në Çeki është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër duke transportuar lëndë narkotike kanabis.
Policia thotë se 42-vjeçari Elchin Ragimov po udhëtonte me makinën e tij Opel me targa 5AR2462 me destinacion Malin e Zi. Gjatë kontrollit në doganë në dalje të Shqipërisë, atij ju gjetën të fshehur në automjet në pjesën e parakolpit dhe në bagazh 19 kg kanabis e ndarë në 24 pako. Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike të mbetur në tentativë. Shtetasi ukrainas do të merret në pyetje për të zbuluar se ku e kishte marrë drogën./tvklan.al