Foto/ Keni parë ndonjëherë diçka të tillë? Njihuni me gruan më leshatore në botë
Një aktore nga Nigeria është cilësuar si gruaja më leshatore në botë. Ajo postoi disa foto të saj online për të reaguar ndaj tallësve.
Queen Nonyerem Okafor, nga Nneobi-Nnewi në Anambra, ka një sasi të konsiderueshme qimesh në trupin e saj. Ajo thotë se kjo nuk është diçka e zakontë sepse ka vuajtur nga kjo sindromë që në moshën 21-vjeçare. Sipas saj edhe gratë e tilla mund të jenë tërheqëse për meshkujt. 29-vjeçarja thotë se ka vuajtur nga abuzimet që i bënin pamjes së saj në internet por ajo insiston se është krenare për pamjen e saj. Ajo ka mjekër si të burrave dhe gjoksi i saj është i mbuluar nga qime të trasha. Okafor është e fejuar dhe do martohet së shpejti dhe thotë se i dashuri i saj nuk e ka aspak problem gjendjen e saj të pazakontë. Në deklaratën e saj ajo thotë se sa më shumë të përpiqet t’i radhojë aq më të trasha rriten ato. Pamja e saj e pazakontë ka bërë që në rrjetet sociale të ketë shumë përbuzës por edhe shumë mbështetës që i japin asaj kurajo./tvklan.al