Foto/ Kryeministrja britanike dhe burri i saj e nisin ditën në tregut e mishit
Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May dhe bashkëshorti i saj Philip e nisën ditën duke vizituar tregun më të madh të mishit në Londër.
Ishte ora rreth 05:30 me orën lokale kur May u shfaq në tregun e mishit duke shkaktuar jo pak habi. Ajo bisedoi me tregtarët për problemet e tyre dhe bëri selfie. Por teksa inspektonte punën në këtë treg, disa prej tregtarëve të mishit bërtitën duke thënë "votoni laburistët" dhe "jepini fund shkurtimeve në polici". Ditët e fundit, Kryeministrja britanike Theresa May është përballur me kritika për shkak të shkurtimeve që ka bërë në radhët e policisë./tvklan.al