Foto/ Kthehet në shtëpi, aty e priste mysafiri i frikshëm
Një burrë u kthye në shtëpi për ta rregulluar pas katastrofës që la pas uragani Harvey dhe u ndesh me një mysafir të ccuditshëm.
Brian Foster ishte larguar nga shtëpia e tij në Teksas pas përmbytjeve që ndodhën javën e kaluar dhe u kthye dje për ta pastruar. Por ajo që e priste në dhomën e ndenjies e la pa fjalë. Një krokodil ishte akomoduar poshtë tavolinës së tij të ngrënies. Foster lajmëroi menjëherë policinë dhe supervizorët e Texas Game për ta larguar nëntëkëmbëshin. Profesionistët arritën ta kapnin krokodilin brenda 20 minutash dhe më pas e kthyen në habitatin e tij. Por ky nuk ka qenë rasti i parë që banorët e Teksasit kanë gjetur gjallesa të ndryshme në shtëpitë e tyre pas uraganit Harvey./ tvklan.al