Foto/ Ku ndodhet ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri?
Shumë emra të rinj kanë hyrë në Parlamentin e ri të Shqipërisë, por ka pasur ndryshime edhe brenda radhëve të deputetëve të vjetër. Njëri prej tyre është ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili në kabinetin e ri qeveritar nuk do të ketë asnjë detyre ministrore.
I vlerësuar jo pak herë nga Kryeministri Edi Rama si ministri më punëtor dhe më i suksesshëm, por edhe më jetëgjatë në krye të Ministrisë së Brendshme, sot Tahiri është i “zhveshur” nga çdo përgjegjësi e lartë, përveç postit të deputetit të Partisë Socialiste. Në seancën e parë parlamentare që u mbajt paraditen e sotme, ra në sy vendi ku ishte ulur Saimir Tahiri. Në reshtat e fundit të sallës së Parlamentit, ish-ministri i Brendshëm qëndronte i vetëm. Sikurse mund ta shikoni në foto, ai ndjek “i menduar” seancën e parë./tvklan.al