Foto/ Kush është 21-vjeçari nga Durrësi që humbi jetën në Itali


Foto/ Kush është 21-vjeçari nga Durrësi që humbi jetën në Itali

14:26 07/01/2018

Mediat italiane kanë publikuar identitetin dhe foton e të riut shqiptar që humbi jetën ditën e djeshme në aksidentin automobilistik në Sarnico të Italisë.

Viktima quhet Romario Verjoni 21 vjeç me origjinë nga Maminasi i Durrësit. Sipas mediave lokale italiane, shqiptari nuk kishte një adresë zyrtare banimi në Itali, por kishte shkuar në shtetin fqinj të qëndronte për disa muaj tek disa të njohurit e tij.

[caption id="attachment_347031" align="aligncenter" width="998"]Foto: Viktima shqiptar Romario Verjoni Foto: Viktima shqiptar Romario Verjoni[/caption]

Ai udhëtonte me një automjeti tip “Citroen C2” kur u përplas kokë më kokë me një makinë tjetër tip “Skoda”.

Në bordin e mjetit të dytë udhëtonin tre persona italianë, respektivisht babë, nënë e bir të moshave 89, 87, dhe 63 vjeç. Ata mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital. Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve, dyshohet se 21-vjeçari shqiptar humbi kontrollin e makinës për shkak të reshjeve të shiut, çka shkaktoi përplasjen me mjetin tjetër.

[caption id="attachment_347032" align="aligncenter" width="594"] Foto: Makina e aksidentuar e 21-vjeçarit shqiptar[/caption]

 

Fatkeqësisht Romario ndërroi jetë menjëherë për shkak të plagëve të rënda.

/tvklan.al

   





Të ngjashme