Foto/ Kush është 36 – vjeçari që u ekzekutua në Vlorë
Ky është Renato Omeri, 36 - vjeçari i cili mbrëmjen e së dielës u ekzekutua në zonën e Lungomares në Vlorë. Të paktën 6 plumba u qëlluan mbi Omerin, ndërkohë që ndodhej i ulur në këtë lokal jashtë.
Një person i paidentifikuar iu afrua 36 - vjeçarit, e qëlloi me pistoletë dhe më pas u largua në këmbë. Omeri, sipas policisë kishte ndërruar identitet. Ai përdorte disa emra, si Marjen Xhaferaj, alias Marjen Omeri, dhe rezulton me precedentë penalë. Autoritetet në Vlorë kanë marrë në pyetje dëshmitarë që ndodheshin në lokalin ku ndodhi ngjarja. Deri më tani mësohet se nuk ka asnjë të ndaluar, si autor të dyshuar të vrasjes së 36 - vjeçarit. Dyshimet janë se krimi mund të ketë lidhje me një ngjarje të ndodhur 2 vjet më parë në afërsi të portit të Durrësit, ku mbeti i vrarë nipi i Omerit, megjithatë nuk përjashtohen as pistat e tjera që mund të kenë lidhje me konflikte të kohëve të fundit apo me të shkuarën e viktimës./tvklan.al