Foto/ Kush është djali vrasës që u mori jetën prindërve të tij
Ky është Qemal Sela 26 vjeç, djali që vrau me kallashnikov prindërit e tij, Zeqimete Sela 50 vjeç dhe Flamur Sela 55 vjeç. Krimi i rëndë ndodhi në banesën e familjes Sela në lagjen "Llixha" të Peshkopisë.
26-vjeçari u kthye të mërkurën nga Britania e Madhe, ku jetonte prej 7 vitesh. Shkaqet e krimit të rëndë nuk dihen ende. Qemal Sela është arrestuar nga policia dhe po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./tvklan.al
[caption id="attachment_391728" align="aligncenter" width="720"] Foto: Qemal Sela, foto e vitit 2011[/caption]