Foto/ Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksident


Foto/ Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksident

10:38 22/08/2018

Këta janë dy të rinjtë që ndërruan jetën si pasojë e një aksident fatal në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Gentian Toma, 32 vjeç dhe Robert Ejlli, 25 vjeç nuk mundën dot të shpëtonin nga aksidenti tragjik që ndodhi në superstradën Shkodër- Lezhë në vendin e quajtur "Ura e Dajçit".

 

[caption id="attachment_411556" align="aligncenter" width="512"] (Viktima, Gentian Toma 32 vjeç)[/caption]

[caption id="attachment_411580" align="aligncenter" width="562"] (Viktima, Robert Ejlli, 25 vjeç)[/caption]

Mjeti tip benz drejtohej nga Toma, 32 vjeç, ndërsa 25 vjeçari Ejlli udhëtonte si pasagjer në këtë mjet. Të dy të rinjtë, banorë të fshatit Mabë në Lezhë, kanë humbur jetën nga përplasja e mjetit të tyre me kamionin tip IFA, që drejtohej nga një 19 vjeçar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/tvklan.al

 

 





Të ngjashme