Foto- Lajm/ Opozita me pankarta në Kuvend, “Liro kuksianët”


Foto- Lajm/ Opozita me pankarta në Kuvend, “Liro kuksianët”

10:43 12/04/2018

Ndryshe nga herët e tjera këtë të enjte opozita ka ardhur në Kuvend me pankarta. Deputetët e saj mbajnë në duar pankarta ku shkruhet” Liro kuksianet”, “Arresto kriminelët”.

Opozita nuk heq dorë nga lirimi i 11 qytetarëve kuksiane të cilët u arrestuan lidhur me protestën e dhunshme e zhvilluar dy javë më parë në Rrugën e Kombit, kundër pagesës së tarifës.

Qytetarët shkatërruan si dhe i vunë flakën sporteleve. Lidhur me ngjarjen u lëshuan 23 urdhër-arreste për banorët të cilët protestuan, por 12 prej tyre u liruan disa ditë më vonë, ndërsa 11 të tjerë janë ende në burg.

/tvklan.al 






Të ngjashme