Foto/ Mbetjet, nis “hakmarrja” ndaj deputetëve
Një nga kërkesat e deputetit socialist Ben Blushi, se nëse mazhoranca votonte ligjin e mbetjeve emri i çdo deputeti të shkruhej në një kazan plehrash, duket se po kryhet masivisht.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë foto nga zona të ndryshme të kryeqytetit, ku në kazanët e plehrave është vënë emri i një deputeti.
Një ditë më parë, pas një seancë maratonë, Kuvendi miratoi me 63 vota pro ligjin e menaxhimit të integruar të mbetjeve.
Lejimi i importit të mbetjeve u votua vetëm me kartonët e shumicës parlamentare, ndërkohë që 27 deputetë votuan kundër dhe 4 abstenim. /tvklan.al