Foto/ Mendoni se është thjeshtë një avion? Gaboheni!


Foto/ Mendoni se është thjeshtë një avion? Gaboheni!

22:53 11/09/2016

Pamje që nuk janë parë asnjëherë paqyrojnë restorantin më të fundit në Kinë, i cili është vendosur në brendësi të një aeroplani Boeing 737, shkruan Daily Mail.

Restoranti në aeroplan, blerë dhe themeluar nga një miliarder kinez, është hapur për publikun në Wuhan, në provincën Hubei të Kinës qendrore.

Pronari Li Yang u tha gazetarëve se ai i kushtoi 35 milionë juan (3.9 milionë paund), për ta blerë dhe për ta rregulluar.

Ambiciozi Li tha se restoranti i tij, që është emëruar “Lily Airwys”, ka një stil perëndimor.

Sipas tij, restoranti mund të mirëpresë në të njëjtën kohë 70 vizitorë.

Ai tha se ideja për ta kthyer aeroplanin në restorant lindi pasi kishte parë në Suedi një të tillë që ishte kthyer në hotel./tvklan.al






Të ngjashme