Foto/ Ndalohet gomonia me 1.5 ton kanabis e nisur nga Durrësi, pranga tre skafistëve
Mbi 1.5 ton kanabis është sekuestruar nga policia italiane. Një gomone e mbushur plot me lëndën narkotike është nisur mbrëmjen e djeshme nga Kepi i Rodonit. Mjeti lundrues është pikasur nga Policia Kufitare shqiptare, e cila e ka ndjekur.
Në vështirësi nga moti i keq janë njoftuar dhe autoritete italiane. Pas 7 orë ndjekje nga Guardia di Finanza më në fund mjeti lundrues është kapur në Mola da Bari, në Itali Në bordin e gomones rreth 10 metra të gjatë, dhe me dy motorë 350 kf janë gjetur 1550 kg kanabis si dhe 1 armë zjarri, pistoletë. Në pranga përfunduan tre skafistët shqiptarë: A.Gj, 34 vjeç; K.M, 26 vjeç; G.Xh, 42 vjeç. Policia thotë se hetimet janë në vazhdim, për të identifikuar se cilët janë personat që kanë ndihmuar tre skafistët vlonjatë./tvklan.al