
Foto nga Italia/ Kur avioni të del para makinës
Ishte nisur nga Parisi për në Bergamo. Një avion mallrash ka përfunduar në rrugën e makinave, pas një defekti teknik gjatë uljes. Ai ka dalë nga pista duke kaluar edhe barrierat për të përfunduar në rrugën e automjeteve.
Nga ana tjetër mediat italiane shkruajnë se aksidenti ka ndodhur për shkak të motit të keq. Askush nuk është plagosur në këtë aksident. Autoritetet thanë se aeroporti u mbyll pas incidentit por u rihap më pas.
/tvklan.al