Foto/ Një kalë i ngordhur në mes të detit, tmerrohen pushuesit në Velipojë  


Foto/ Një kalë i ngordhur në mes të detit, tmerrohen pushuesit në Velipojë  

14:07 08/07/2017

Një kafshë e ngordhur është hedhur këtë të shtunë në ujërat e plazhit të Velipojës, duke shkaktuar jo pak panik tek pushuesit që ndodheshin aty.

E raportuar fillimisht nga mediat lokale në Shkodër, pushues të shumtë e kanë shprehur shqetësimin e tyre në rrjetet sociale.

Sipas tyre, ka qenë një jetski që e ka hedhur këtë kafshë në ujë, që sipas tyre është një kalë i ngordhur.

Të frikësuar nga pamja, por edhe era që mbante, pushuesit qëndruan në breg derisa mbërritën autoritetet.

Teksa kanë postuar fotografi në rrjetet sociale, ata shprehen se policisë kufitare iu desh rreth 2 orë e gjysmë për të shkuar dhe për ta tërhequr kafshën nga ujërat e plazhit./tvklan.al






Të ngjashme