Foto/ Pamje të rralla nga Ngushtica e Bosforit


Foto/ Pamje të rralla nga Ngushtica e Bosforit

10:26 23/07/2018

2 419 notarë nga 55 shtete të ndryshme të botës garuan në garën e 30-të Ndërkontinentale Samsung duke kaluar me not nga Azia në Europë nëpërmjet ngushticës së Bosforit, në Stamboll.

Notarët përshkuan 6.5 kilometra duke filluar nga lagjja Kanlica në bregun aziatik të Bosforit e duke përfunduar pranë parkut Cemil Topuzlu në Kuruçeşme, në bregun evropian.

“AA” raportoi se secili prej notarëve mbante nga një çip në këmbë, duke përcaktuar kohën për renditjen përfundimtare. Doğukan Ulaç nga Qiproja Turke fitoi garën për meshkuj, duke përshkruar 6,5 për 46 minuta e 58 sekonda. Në vend të dytë u rendit Erge Can, ndërsa në të tretin përfundoi amerikani Alexander Kostich. Agjencia e lajmeve “DHA” ka publikuar edhe fotot nga një prej garave më të bukura të notit në botë.

/tvklan.al






Të ngjashme