Foto/ Policia jep detaje: Shkëmbim zjarri tek “Komuna e Parisit”, një i plagosur
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një nga rrugët më të populluara të kryeqytetit.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e “Komunës së Parisit” në Tiranë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim zjarri midis disa mjeteve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në shpatull 24 - vjeçari Lorenc Hoxha, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po kryen krehjen e zonës. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Tvklan.al
sjell foto nga vendi ku ka ndodhur shkëmbi i zjarrit mes automjeteve. /tvklan.al