Foto prekëse/ Macja përpiqet të ringjallë kotelet
Këto imazhe të dhimbshme tregojë se edhe kafshët kanë shpirt dhe madje vuajnë po njësoj si qeniet njerëzore.
Fotot janë shkrepur në Kinë, ku tregojnë një mace e cila përpiqet të ringjallë kotelet e saj të vrara barbarisht. Njërës prej tyre madje iu pre edhe koka nga një vrasës mizor.
Kotelet, të cilat ishin shumë të vogla për të hapur sytë e tyre, u zbuluan nga një grua e moshuar e cila kujdesej për macet e pastreha në Xi’an.
Dashuria e kësaj gruaje për macet ishte e pakufizuar, ajo shpesh herë i strehonte dhe i ushqente. Madje ajo ishte fajësuar për sjelljen e saj ndaj maceve, me pretekstin se ato mund të sillnin sëmundje të ndryshme.
Ky ishte dhe “shpërblimi” i vrasësit ndaj të moshuarës, të cilës ia dërgoi macet e therura me thikë, në një kuti në kopshtin pranë banesës së saj./tvklan.al