Foto/ Probleme me frymëmarrjen pas 50 operacioneve plastike
Ky është imazhi i ri i Rodrigo Alvesit pas 50 operacioneve plastike që ka realizuar. Ai duket se nuk do të ndalojë me kaq, edhe pse ka shpenzuar 370 000 paund britanikë dhe ka pranuar se ka probleme me frymëmarrjen.
33-vjeçari i tha një radioje braziliane se trupi nuk i përputhej me shpirtin, prandaj kishte vendosur të perfeksiononte imazhin tij me anë të ndërhyrjeve plastike. Rodrigo tha se kryerja e operacioneve plastike është “si një efekt domino”. “Korrikun e kaluar riparova hundën me një pjesë kërci nga brinjët e mia,” tha ai. “Kjo ndihmoi, por unë ende nuk mund të marr frymë lirisht 100 për qind.” I pyetur se përse vazhdonte ende me operacione kur ka edhe probleme shëndetësore, Rodrigo u përgjigj shkurt: “Për të riparuar. Kam kaluar tetë operacione për hundën, dhe është si një efekt domino.” Megjithatë, ai thotë se është i kënaqur me mënyrën si duket tani./tvklan.al