Foto/ Pushuesit në vështirësi, policia u vjen në ndihmë
Policia Kufitare u ka ardhur në ndihmë në tre raste të ndryshme në Sarandë, Ksamil dhe Himarë, disa pushuesve, të cilët kishin mbetur në det, për shkak të kushteve jo të mira atmosferike.
Sarandë Më datë 12.09.2017, shërbimet e Policisë Kufitare u kanë ardhur në ndihmë tre pushuesve, R.M., E.H., L.M., të cilët kishin shkuar me mjetin e tyre lundrues tip varkë, në plazhin e Krorëzit dhe për shkak të kushteve jo të mira atmosferike, nuk kishin mundur të ktheheshin. Shërbimet e policisë kufitare kanë shkuar pranë zonës në fjalë dhe u kanë dhënë ndihmë pushuesve, duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg. Sëbashku me ta kanë qenë edhe E.C., si edhe pushuesit polakë P.D., E.D., të cilët ditën e sotme janë kthyer duke përshkuar malin nga Krorëza në Kakome. Ksamil Shërbimet Policore Kufitare sëbashku me rojen bregdetare u kanë ardhur në ndihmë tre pushuesve kosovarë, konkretisht B.S.,V.K., B.B., të cilët kanë rrezikuar të mbyteshin në zonën e ''Shkëmbit të Miseve'', pasi mjeti i tyre lundrues tip "Kanoe" është fundosur, si pasojë e kushteve të këqija atmosferike. Himarë Policia Kufitare i ka ardhur në ndihmë pushuesit polak M.S., 26 vjeç, i cili ditën e sotme në plazhin e Drimadhës, ka hyrë për t'u larë dhe duke notuar, e ka marrë rryma. Shërbimet policore i kanë shkuar menjëherë në ndihmë, duke bërë të mundur nxjerrjen e tij në breg shëndoshë e mirë. Policia thotë se të gjithë pushuesit e lartpërmendur janë shoqëruar në terren tokësor dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore./tvklan.al