Foto/ Rrihte gruan në sy të fëmijëve, arrestohet shqiptari
E lodhur nga rrahjet dhe keqtrajtimet, ajo ka vendosur të denoncojë bashkëshortin abuziv. Policia në Comiso, Itali, ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar, për abuzim në familje.
Në pranga ka përfunduar Bledar Renja. Gruaja 37-vjeçare e ka denoncuar se ai e rrihte barbarisht dhe kjo ka ndodhur për një kohë të gjatë. Dhuna nuk ndalonte edhe në sy të fëmijëve të çiftit. Ajo ka treguar në polici se nuk e kishte denoncuar më përpara pasi Bledar Renja e kishte kërcënuar se do ta vriste. /tvklan.al