“Shira të tillë nuk kam parë prej 30 vitesh”


“Shira të tillë nuk kam parë prej 30 vitesh”

19:47 08/08/2018

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive në tre qarqe në brigjet turke të Detit të Zi.

Nën ujë kanë përfunduar rajone të tëra në qarqet Fatsa, Unye dhe Caybasi të Provincës Ordu ndërsa qindra persona janë izoluar, mes të cilëve edhe 165 punëtorë të një fabrike tekstilesh. Deri më tani fatmirësisht nuk raportohen viktima, por autoritetet flasin për disa të plagosur.

Media turke raporton se reshjet e dendura kanë shembur 8 ura dhe qarkullimi është ndaluar në të dy kahet e rrugës bregdetare në brigjet e Detit të Zi.

Kryetari i Çaybaşi, Ismet Yanik, tha për “CNN Turk” se “Të gjitha punimet që kemi bërë në infrastrukturë janë shkatërruar. Shira të tilla nuk kam parë prej 30 vitesh.”

Reshjet e dendura kanë nisur që në orët e para të mëngjesit dhe sipas parashikimeve të sinoptikanëve pritet të vazhdojnë edhe në orët në vijim. /tvklan.al






Të ngjashme