Foto/ Shqiptari vret gruan dhe të dashurin e vajzës


Foto/ Shqiptari vret gruan dhe të dashurin e vajzës

19:45 16/07/2017

Një krim në një familje shqiptare ka ndodhur në Baden-Württemberg të Gjermanisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, kur një 52-vjeçar vrau bashkëshorten e tij dhe të dashurin e vajzës.

Mediat gjermane shkruajnë se brenda familjes pati një sherr të madh, e më pas 52-vjeçari u largua nga banesa. Ai u rikthye, por i armatosur duke qëlluar mbi gruan e tij 45-vjeçare dhe të dashurin e vajzës 40 vjeç.

Sipas televizionit gjerman “n-tv.de” 52-vjeçari që kreu krimin është me origjinë nga Kosova. Ndërsa “Bild”, që ka pasqyruar këtë ngjarje, nuk përmend asnjë fakt rreth origjinës së autorit. Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë, duke arrestuar 52-vjeçarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Paraprakisht dyshohet se shkak i krimit në familje kanë qenë problemet familjare, megjithatë hetimet janë duke vazhduar.

/tvklan.al

(Foto nga vendngjarja)






Të ngjashme