22:05 19/06/2017Austri - Një 25-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij në qytetin Graz të Austrisë. Mediat austriake raportojnë se autori është Besmir K., i cili kishte lajmëruar vet policinë për krimin që kishte bërë. Kur autoritetet mbërritën në shtëpinë e çiftit, gjetën të vdekur gruan 31-vjeçare Michaela K.
Sipas dëshmitarëve, në momentin kur ndodhi krimi në banesë ndodheshin dy fëmijët, djali 5-vjeçar i viktimës dhe foshnja 3-vjeçare. Nga dëshmitë e para, mes çiftit ka patur konflikte të shpeshta kohët e fundit, madje 31-vjeçarja e kishte dënuar disa herë nga banesa. 25-vjeçari është shtetas austriak me origjinë nga Kosova.
Besmir K. ka qenë i njohur për policinë. Ai ka të kaluar kriminale dhe ka qenë i dënuar me kusht.