Foto/ Të gjithë sëbashku për tigrat
Punonjësit e Kopshtit Zoologjik të Londrës i habitën të gjithë mëngjesin e së enjtes, ndërsa lëviznin nëpër ambientet e kopshtit të zhveshur, duke mbajtur në trup vetëm çizmet.
Ata “habitën” edhe penguinin, ndërkohë që qeshnin dhe pozonin për fotografitë, përpjekje kjo për të inkurajuar vizitorët që t’u bashkoheshin më vonë në mbrëmje.
Eventi, i quajtur ”Streak for Tigers”, fton pjesëmarrësit të bëjnë një shëtitje rreth kopshtit zoologjik nudo, përpara se të admirojnë tre tigrat e tyre Sumatran.
E gjitha zhvillohet për të mbledhur fonde për punën ndërkombëtare të konservimit të tigrave.
Këlyshat e lindur nga tigrat rezidentë të kopshtit zoologjik do të vazhdojnë të krijojnë familjet e tyre dhe do të frymëzojnë miliona njerëz për të ndihmuar në shpëtimin e kësaj specieje të rrezikuar në mënyrë kritike.
Pjesëmarrësve u kërkohet të paguajnë një tarifë prej 20£ dhe të zotohen se do të ngrejnë për kauzën një minimum prej 150£.
Kopshti Zoologjik i Londrës po hap parkun e saj Zoorassic duke nisur nga data 22 Korrik dhe për gjashtë javë rresht vizitorët do të shohin një botë parahistorike, ku do të vendosen përballë dinozaurve të mëdhenj dhe të lëvizsshëm./tvklan.al
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”333″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]