Foto/ Tifozi i veçantë i Kombëtares, lojtarët falënderojnë përkrahësin
Lojtarët e Kombëtares janë kthyer në heronj me arritjen e tyre në finalet e Euro 2016. Kuqezinjtë kanë bërë tifozë kudo madje edhe nëse nuk janë shqiptarë. Njëri prej tyre është francezi Jimmy Helbert.
Ai është një djalë që sëmundja e shtrëngon të qëndrojë në një karrocë dhe me aparat që lehtëson frymëmarrjen. Megjithatë kjo nuk e ka penguar të ndjekë stërvitjet e Shqipërisë. Lojtarë dhe trajneri Gianni De Biasi në seancën e së martës e takuan Jimmy, si shenjë falënderimi duke i bërë edhe disa dhurata simbolike. 27-vjeçari mbante edhe një tabelë, të cilën ia dorëzoi De Biasi ku falënderonte futbollistët e Shqipërisë për lumturinë që i dhanë. Veç profesionalizmit në fushë heronjtë kuqezinj treguan se janë edhe njerëz me shpirt të madh. /TV KLAN