Foto/ Tjetër sulm në Londër, dyshohet për terrorizëm
Pak minuta pas raportimeve se një furgon kishte goditur disa këmbësorë në urën qendrore të Londrës, policia britanike tha se forca të armatosura po trajtonin një sulm të dytë me thikë.
Sulmi me thikë ndodhi pak qindra metra larg urës ku furgoni goditi këmbësorët, në Borough Market. Lajmi u bë i ditur nga “BBC”, e cila citoi burime policore. "Sky News" raportoi se të gjitha dyshimet çonin tek një sulm i mundshëm terrorist. “The Independent” tha se flitet për të paktën 6 të plagosur, ndërsa “CNN” citoi dëshmitarët, sipas të cilëve sulmuesit kanë therur dy persona në një restorant pranë urës qendrore në Londër, ku furgoni shtypi disa persona. /tvklan.al