Foto-Video/ Ndahet më dysh anija e mallrave
Një anije mallrash me flamur të Mongolisë, 114 e gjatë, është ndarë më dysh afër brigjeve turke në Detin e Zi. Sipas medias turke ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar ndërsa 11 anëtarët e ekuipazhit janë shpëtuar të gjithë nga rojet turke. Mësohet se anija me emrin “Leonardo” ishte prodhim i vitit 1975. Me ndihmën e rimorkiatorëve turq pjesa kryesore e anijes është nxjerrë në breg, ndërsa gjysma tjetër është ende në det të hapur, ku po fundoset gradualisht. Gjithsesi, ekipet turke po punojnë edhe për nxjerrjen e saj në breg. Shkaqet e ndarjes më dysh të anijes së mallrave nuk dihen ende. /tvklan.al http://www.dailymotion.com/video/x5ydw41#tab_embed