Foto-Video/ Shpërthim i fuqishëm në qendër të Athinës


Foto-Video/ Shpërthim i fuqishëm në qendër të Athinës

09:58 01/12/2016

Tronditet kryeqyteti grek.... Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur paraditen e të enjtes në qendër të Athinës. Menjëherë pas shpërthimit, në brendësi të fast food “Everest” shpërthyen flakët.

Sipas mediave helen deri tani janë 6 të plagosur, mes tyre dhe një grua, gjendja e të cilës është e rëndë. Tre prej të plagosurve ishin klientë.

athina 2

Fast food “Everest” ndodhet në një prej zonave më të populluara të Athinës, në hyrje të stacionit të metrosë në sheshin Viktoria.

Nga vala e shpërthimit u shkaktuan dëmtime edhe në objektet përreth, ndërkohë që motoçikleta fluturuan në ajët.

athina 3

Forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje.

Sipas vlerësimeve të para, shpërthimi mund të ketë ndodhur gjatë punimeve për instalimin e sistemit të gazit natyror, që po zhvilloheshin në kuzhinën e lokalit në katin e nëndheshëm./ tvklan.al





Të ngjashme