Foto – Video/Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari, prangoset autori


Foto – Video/Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari, prangoset autori

10:10 26/05/2016

45 – vjeçari shqiptar Petrit Nikolli u qëllua për vdekje me një goditje të vetme në qafë, përgjatë një shëtitoreje në qytetin e Riminit në Itali.

Ngjarja ndodhi të mërkurën, rreth orës 23:00, përpara një restoranti në komunën Rivabella.

Mediat shkruajnë se vrasësi është një tjetër shqiptar dhe se krimi është kryer për konflikte të vjetra familjare.

Siç raportojnë dëshmitarët në vendngjarje, një autoveturë ndaloi në vendin ku po qëndronte Petrit Nikolli. Një person doli nga makina dhe nisi të debatonte ashpër me viktimën.

Vrasësi nxorri pistolentën dhe qëlloi 45 – vjeçarin, i cili mbeti i vdekur në vend, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Sipas hetuesve italianë, motivi i vrasjes së shqiptarit është gjakmarrja. Petrit Nikolli jetonte prej vitesh në Itali. Ai ishte i martuar dhe kishte 3 fëmijë, më e madhja 15 – vjeç.

Pak orë pas kryerjes së atentatit, autori i krimit dhe bashkëpunëtori i tij u arrestuan në Milano. Policia nuk e ka bërë të ditur identitetin e tyre.

Tv Klan






Të ngjashme