Foto-video/Makina përfundon në shatërvan
Një automjet i cili po udhëtonte në drejtim të Bashkisë së Durrësit ka dalë nga rruga duke përfunduar në sheshin "Liria".
Ky është aksidenti i dytë i këtij lloji i ndodhur që prej rehabilitimit të sheshit dhe fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar, pavarësisht numrit të lartë të lëvizjeve. Mësohet se drejtuesit i mjetit tip Benz me targa AA 951 CS ka humbur kontrollin e drejtimit dhe fillimisht është përplasur me shtyllat dekorative anësore të rrugës, për të përfunduar më pas në shatërvanin e sheshit. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët kanë proceduar penalisht drejtuesin e automjetit. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale jo vetëm në automjet, por edhe në sheshin "Liria"./tvklan.al