Foto/ Vidhet kasaforta e teqesë, arrestohen autorë
Hajdutët as objektet fetare nuk lënë pa vjedhur. Rasti më i fundit vjen nga Bulqiza. Policia e këtij qyteti ka arrestuar dy persona: Mevlan Limani, 27 vjeç dhe Man Doma, 59 vjeç. Sipas policisë ata vodhën me thyerje kasafortën e teqesë së fshatit Ballenj e Madhe.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë. Pas dy orësh, në aksin rrugor Krastë-Bulqizë, në qafën e “Buallit” kanë bërë bllokimin e një automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga i riu Mevlan Limani. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale kasaforta e Teqesë, mjeti dhe sharra e përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, vepër kjo e pranuar nga dy të arrestuarit./tvklan.al