Foto/ Zbulohet e dashura e re e Leonardo DiCaprio
Leonardo DiCaprio është në nga personazhet publikë i rrethuar gjithmonë nga modelet më të bukura në qarkullim. E radhës është Ela Kawalec, një bukuroshe me origjinë nga Polonia. Biondja që si profesion ka gjithashtu modën, duket se i ka rrëmbyer zemrën 41-vjeçarit.
Fituesi i çmimit Oskar me filmin “The Revenant”, është fotografuar në shoqërinë modeles duke shëtitur në Nju Jork. Revistat e Show Biz-it në SHBA shkruajnë se ylli i Hollivudit shoqërohet prej kohësh me polaken. Leonardo DiCaprio ka qenë më herët i lidhur me disa nga modelet më të njohura si, Naomi Campbell, Gisele Bundchen apo Bar Refaeli. /TV KLAN