Foto/ Zjarr në parking, digjen 1600 makina


Foto/ Zjarr në parking, digjen 1600 makina

10:27 02/01/2018

Më shumë se 1600 automjete janë djegur tërërisht nga një zjarr i madh në një parking në Liverpool të Britanisë së Madhe. Zjarri u përhap në të gjitha makinat pasi një automjet “Land Rover” u përfshi nga flakët për motive ende të panjohura. Të tmerruar nga ngjarja, shoferët braktisën mjetet në parking dhe u larguan.

Përveç dëmeve materiale, fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua. Mediat britanike kanë publikuar fotot e përkingut me automjetet e shkrumbuara. Dan Stephens i shërbimit zjarrfikës në Liverpool, tha se temperatura e zjarrit ishte 800 gradë Celsius deri në 1000 gradë Celsius.

Duke folur nga vendngjarja, ai tha se flakët e zjarrit u përhapën me shpejtësi të madh dhe nuk ishte e mundur që të vendoseshin nën kontroll.

/tvklan.al






Të ngjashme