Foto/Aksion antidrogë, asgjësohen mbi 10 mijë bimë kanabis në Mat
10.600 rrënjë kanabis sativa u sekuestruan në fshatin Myz të Matit. Në opreacion u përfshinë forcat policore të Komisariatit të Policisë lokale, të cilat u mbështetën nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
https://www.youtube.com//embed/7z9s7aZzcvA
Parcelat u zbuluan mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe të administruara edhe nga Prokuroria e Rrethit Mat.
Parcela ishte hapur rishtas, ku u gjetën të kultivuara bimët e kanabis sativa. Ato u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kultivimit të këtyre bimëve narkotike është Fatmir Shehu, 45 – vjeç. Ai është shpallur në kërkim nga policia dhe punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të kësaj vepre penale.
Policia tha se ka kryer veprimet proceduriale nën drejtimin e Prokurorit të Matit i cili ka qenë prezent në vendngjarje, së bashku me Drejtorin e Policisë Vendore.
Ky aksion vjen vetëm pak ditë pas sekuesutrimit të sasisë rekord prej 3 ton hashash të gjetur në fshatin Rremull.
Tv Klan