Foto/Brenda shpellës më të madhe në botë
Këto imazhe të jashtëzakonshme janë realizuar në thellësitë e shpellës më të madhe në botë, që ndodhet në Vietnam.
200 metra e lartë dhe 150 metra e gjerë dhe me një gjatësi prej 1.5 kilometra, shpella “Hang Son Doong” në Parkun Kombëtar “Phong Nha Ke Bang” ka në brendësi të saj një lumë dhe një xhungël. Madje në këtë shpellë që është sa një ndërtesë 40-katshe, mund të formohen edhe retë. Aventurierët duhet të bëjnë një udhëtimin që zgjat gjysmë dite dhe të kalojnë nëpër xhungël dhe lumë, madje të kalojnë dhe nëpër shpellën e tretë në botë për nga madhësia, për të arritur në këtë destinacion. Por në momentin që mbërrijnë të gjithë shprehen se është si të jesh në një tjetër botë, një pjesë parajse nëntokësore./tvklan.al