Foto/Dasma përrallore e çiftit të pazakontë
Një çift xhuxh nga Sunderland, Angli, ka realizuar një dasmë përrallore.
Në ceremoninë e tyre i pranishëm ka qenë edhe djali i çiftit i cili ka lindur me dy forma të sëmundjes së “nanizmit”, anachondaplasia si nëna e tij dhe pseudochondaplasia si babai , dhe nuk pritej që ai të mbijetonte më shumë se disa orë. Megjithatë, ai jo vetëm ka jetuar i shëndetshëm, por ka shijuar edhe dasmën e prindërve të tij, ku ka shërbyer bartës i unazës së martesës. Laura 26 vjeç dhe Nathan 37 vjeç janë takuar teksa kanë kryer rolin e xhuxhit në prodhimin e filmit “Snow White”. Nusja e veshur me një fustan 800 paundësh ka shkuar pranë altarit ku e priste bashkëshorti i saj i Nathan i veshur me kostum./tvklan.al