Foto/Digjen në Itali makina e dy shqiptarëve
Makinat e dy shqiptarëve janë djegur ditën e djeshme në provicën e San Martino, në Reggio Emilia.
Sipas mediave vendase, mjetet kanë qenë të parkuara përpara banesave dhe kanë marrë flakë rreth orës 03.30 të mëngjesit.
Ka qenë ndërhyrja e zjarrëfikëses që ka bërë të mundur fikjen e flakëve, por makinat, një Opel Insigna dhe një Opel Astra, janë shkatërruar plotësisht gjatë zjarrit.
Sipas një rindërtimi të parë të ngjarjes motivi i mundshëm është zjarrvënie e qëllimshme, për të marrë siguriacionin.
Aktualisht vijojnë hetimet duke u bazuar dhe në pamjet e kamerave e sigurisë që ndodhen në afërsi të ngjarjes./tvklan.al