Foto/Digjet banesa, zjarrfikësja shpëton 2 fëmijët nga zjarri
Një banesë në Rinas është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Si pasojë e një shkëndije elektrike, zjarri ka shpërthyer në katin e dytë të shtëpisë. Gjatë kësaj kohe, në shtëpi kanë qenë dhe dy fëmijë të vegjël, të cilët janë shpëtuar nga shërbimi i zjarrfikëses së Rinasit dhe të Krujës. Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse është bërë i mundur shuarja e zjarrit, ndërsa kati i dytë është djegur plotësisht./tvklan.al