Fotogaleri/ Nënë Tereza shenjtërohet, blindohet “Shën Pjetri”
Mesha në Bazilikën e “Shën Pjetrit”, ku Nënë Tereza pritet të shenjtërohet po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.
Frika e autoriteteve italiane vjen si pasojë e ndonjë sulmi të mundshëm terrorist.
Që prej orës 08:00 të mëngjesit dhe deri në 19:00 të mbrëmjes janë të ndaluara fluturimet mbi Vatikan.
Forcat Ajrore janë në gadishmëri dhe kanë përgatitur një sistem për zbulimin e fluturimit të avionëve të paautorizuar, rapotojnë mediat italiane. Policia ka përgatitur ekipet e emergjencës, të cilat qëndrojnë rreth këtij sheshi.
Këto masa të rrepta sigurie vijnë edhe si pasojë se në këtë ceremoni janë të pranishëm 13 personaliteteve të huaja, krerë shtetesh e qeverish.
Këto janë disa nga fotot që tregojnë pamje nga ky shesh. Mediat italiane shkruajnë se sheshi është i ndarë në tre zona të kuqe./tvklan.al